Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin Tiranë-Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35, ku një mjet akoma i aidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë.
Pas aksidentit mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për shkak të përplasjes së fortë 63-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. /e.s/