Rita Ora mendon se Taylor Swift është njëra nja kompozitoret më të mira të gjeneratës sonë.
Rita është pyetur për Taylor Swift në një intervistë pas ceremonisë së Bilboard Music Awards dhe ajo ka pasur vetëm fjalë të mira për të thënë.
“Mendoj se ajo është njëra nga kompozitoret më të mira të gjeneratës sonë dhe nuk po e them këtë vetëm sa për ta thënë. Unë e adhuroj muzikën e saj dhe admiroj atë për çfarë ajo lufton”, ka thënë Rita në intervistën për Noisey.
Swift është në lidhje romantike me Clavin Harris, i cili ka qenë i dashuri i Ritës deri në verën e kaluar. Të tre kanë qenë në të pranishëm në Billboard Music Awards këtë të diel.









