Një zjarr në një konvikt në Guyana ka shkakuar 19 viktima.
Sipas BBC News, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një nxënëse, e cila ishte zemëruar se ia kishin konfiskuar celularin e saj. E dyshuara aktualisht ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor për djegie dhe thuhet se ka pranuar zjarrvënien.
Në momentin e shpërthimit të flakëve të zjarrit, konvikti ishte i kyçuar dhe dritaret po ashtu të mbyllura. Zjarri u ndez në zonën e banjës dhe përfundimisht përfshiu të gjithë ndërtesën, e cila ishte pjesërisht prej druri dhe strehonte 57 studente.
Administratorja e konviktit, e cila humbi djalin e saj pesëvjeçar nga zjarri, nuk ishte në gjendje të gjente çelësat për të zhbllokuar derën pasi e kishte kapur gjendja e panikut. Thuhet se zjarrfikësit kanë përdorur thyerjen e mureve për të ndihmuar njerëzit të shpëtojnë. Mediat lokale raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.
Sipas Associated Press, vajza akuzohet se ka kërcënuar për sulmin, pasi u disiplinua për një marrëdhënie me një burrë të moshuar.
Më herët, presidenti Irfaan Ali, e quajti zjarrin një katastrofë të madhe.
/a.r