Policia ndaloi një shtetase, pas aksidentit ku humbi jetën një fëmijë 5 vjeç,
Policia tha se është ndaluar shtetësja me iniciale K.L, 51-vjeçe, ndonëse ajo mbeti e plagosur lehtë në aksident. Por fëmijë ndodhej në automjetin tjetër, që është përplasur me të.
Megjithatë, hetimet vijojnë për fajësinë e fëmijës.
Njoftim i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.
Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r