• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I mituri kërcënohet në internet: Bashkëpuno ose do të publikoj foto të familjarëve

by A M
10/12/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 17 vjeçar nga Lushnja ka treguar për Fiks Fare se po shantazhohet në internet nga një djalë me banim në Shkodër me të cilin është futur në një grup nga një shok i përbashkët në një lojë.

I riu nga Shkodra i ka kërkuar të miturit që me adresa fallco ku prezantohet si femër të kërkoje numrin e telefonit e më vonë me të të vjedhin para.

“Unë jam nxënës i shkëlqyer në shkollë , por kam rënë pak nga mësimet që kur më ka dalë ky problem, sepse kam ankth” tregon i mituri

Në mesazhet që i riu nga Shkodra i dërgon të miturit i thotë se do publikojë të dhëna se i ati ka përdhunuar motrën e tij të vogël. “ Unë kam frikë për familjen time , mos ma publikojë se me mua të bëjë ç’të dojë, kam mesazhe që ai më tregon se me adresa fallco mund të vjedhim të dhëna dhe të bëjmë para, madje nëse bashkëpunoj me të do më japë gjysmën e parave ” thotë i mituri.

I frikësuar se çfarë mund të ndodhë me familjen e tij, 17 vjeçari është gati të udhëtojë për në Shkodër dhe të takojë personin që e kërcënon.

Gazetarët e Fiksit faktuan problemet e të miturit me 21 -vjeçarin nga Shkodra, ku me mesazhe pranon se ka publikuar foto të tij, dhe se nuk do t’i heqi ato, madje po me mesazhe i tregon të miturit sesi ju merr para njerëzve me shantazhe dhe mashtrime në rrjetet sociale.

Fiksi solli me zë dhe figurë takimin e të miturit me shantazhuesin, ku ky i fundit pranon se publikon dhe mban në arkivë fotot e të miturit. Gjithashtu tregon sesi po bën para, me kërcënime dhe vjedhje të adresave.

Sajmoni e takon të miturin në Velipojë dhe i pranon se nuk do që t’i fshijë fotot. Ai tregon se ka bërë 8 mijë euro në 4 muaj, më vjedhje akauntesh dhe me shantazhe. Madje ai tregon se shantazhoi të dashurën me publikimin e një fotoje nudo, dhe i mori 2 mijë euro. Sajmoni tregon se këto para ish e dashura jua mori pleqve me adresa të rreme në Facebook. / Top Channel / a.m.

Next Post
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet

Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In