Një djalë 15 vjeç u gjet brenda dollapit të një pedofili. Adoleshenti ishte zhdukur prej mbi dy vitesh dhe gjatë gjithë kësaj kohe policia gjermane e ka kërkar pa pushim, deri kur e gjeti të gjallë brenda dollapit të një apartamenti të një burri të dyshuar për pedo-pornografi.
Efektivët e policisë ishin duke kontrolluar apartamentin e burrit, kur brenda dollapit të tij, gjetën të riun gjatë të premtes që lamë pas.
Policia e Recklinghausen, në Renania, ishte duke kontrolluar shtëpinë e një 44-vjeçari, i cili dyshohej për trafik të materialeve pedo-pornografike.
“Agjentët zbuluan një djalë të mbyllur brenda në dollap. Një hetim intensiv na lejoi që të zbulojmë se bëhet fjalë për një 15-vjeçar të zhdukur prej kohësh”, deklaroi policia, duke saktësuar se i mituri ishte deklaruar i zhdukur prej dy vite e gjysmë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim.











