Një burrë ka shpëtuar nga 13 mijë voltë elektricitet pasi hipi në shtyllë për të lidhur rrymën me shtëpinë e tij.
Rioler Martinez nga Barranquilla e Kolumbisë, tentoi të riparonte një problem me furnizimin me energji në shtëpinë e tij dhe tentoi të lidhte kabllot.
Por në momentin kur tentoi të lidhte kabllot e energjisë mes shtëpisë dhe banesës në të u shkarkuan 13 mijë voltë elektricitet.
Ai qëndroi i varur në lartësi për më shumë se një orë para se zjarrfikësit ta dërgonin në spital.
Doktorët kanë mbetur të habitur se si Martinez i mbijetoi shkarkimit të energjisë, duke e quajtur shpëtimin e tij si “të pasqaruar”.