Kryeministri Rama e ka kaluar me batutë momentin kur po i masnin temperaturën gjatë inspektimit të shkollës së rindërtuar “Bedrie Bebeziqi”, në Durrës.
Menjëherë sapo personi i drejtoi termometrin, Rama e pyeti sa sa ishte, 74 apo 75.
Pjesë nga biseda
Mësuesi i mat temperaturën Ramës: Mundemi?!
Rama: Sa është? 74 apo 75?!
Mësuesi: 75
“Ne na akuzojnë që na akuzojnë që i përdorëm për fushatë këto shkolla, por si kemi përdorur, se 12 janë (shkolla të përfunduara)”, tha Rama.
Ndërkohë, në ikje, po me batutë iu përgjigj edhe një punonjësi të shkollës që sipas tij ishte me PD-në.
“Ngushëllime për humbjen, por Shqipëria fitoi. Dhe po fitoi Shqipëria, fituat edhe ju”, tha Rama.
/a.r