• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I masakruar në pyll, 100 m larg makinës dhe me pantallonat e ulur”, si u gjet i vrarë shqiptari në Itali

by Java News
22/01/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy janë pistat kryesore të hetuesve italianë, sa i takon vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja: hakmarrje ose larje hesapesh. 39-vjeçari, i cili jetonte në Asolo, në rajonin e Venetos, u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në një pyll të Grappa, nga një mik i familjes. Në trupin e tij u gjetën plagë të shumta që dyshohet se u shkaktuan nga goditjet me thikë. Sipas asaj që shkruajnë, Dedja u gjet me pantallonat e ulura dhe rreth 100 metra larg makinës së tij të parkuar anës rrugës. Ai po ashtu kishte plagë të shumta edhe në pjesën e krahëve, që do të thotë se tentoi që vetëmbrohej.

Pritet që mbi trupin e shqiptarit të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes, ashtu sikurse për të përcaktuar nëse para ngjarjes ka kryer marrëdhënie seksuale.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë prej pistave, mes të cilave atë të një takimi me një person tjetër që përfundoi në tragjedi, ndoshta në kulmin e një zënke për motive momentalisht të paqarta. Ata nuk përjashtojnë as hipotezën e larjes së hesapeve. Sigurisht vijon puna për kapjen e vrasësit, si dhe gjetjen e armës së krimit.

Bledar Dedja ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Ai kishte shkuar në Itali rreth 20 vjet më parë. Për herë të fundit u pa në restorantin-piceri Bosco del Grappa, Antica Abbazia, ku punonte si kopshtar dhe merrej me pastrimin. Më pas humbi çdo gjurmë. Telefonatën e fundit e pati me kunatën, në orën 16:15. Sapo kishte kishte mbaruar turnin dhe për fundjavë kishte planifikuar që të shkonte për të peshkuar me një mik.

Hetuesit pritet që të kryejnë ekspertizën në makinën e viktimës, ashtu sikurse veshjet e tij, për të parë nëse autori mund të ketë lënë ndonjë gjurmë ADN-je. Në vendin e ngjarjes, tashmë skenë krimi, janë gjetur gjurmë të shumta gjaku. Karabinierët po ashtu do të analizojnë tabulatet telefonike, si dhe kamerat e sigurisë në zonë.

Ndërkohë familja e shqiptarit kërkon me dëshpërim zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Duke folur për mediat italiane, vëllai dhe motra e 39-vjeçarit mohuan që ai të kishte probleme me drogën, paratë apo persona të tjerë. Ata kërkuan me ngulm të vërtetën për vrasjen e Bledarit, ndërsa hodhën edhe hipotezën se ai mund të jetë vrarë pasi zbuloi diçka që nuk duhej.

/f.s

Next Post
Prokuroria e Tiranës reagon për 21 Janarin: Kemi kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja për audion dhe provat e reja!

Prokuroria e Tiranës reagon për 21 Janarin: Kemi kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja për audion dhe provat e reja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In