• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I martuar dhe me 5 fëmijë në Greqi, kush është monstra që përdhunoi “gjyshen”

by A R
01/02/2021 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E rëndë, e dhimbshme dhe përtej çdo imagjinate ishte dhunimi fizik dhe seksual që ndodhi ndaj një 89-vjeçare mbrëmjen e së shtunës në fshatin Grabian të Divjakës.

Autori i këtij krimi monstruoz ishte djali i nuses së saj, të cilin ajo e kishte rritur. Ka qenë vetë e moshuara që ka denoncuar rastin dhe ka akuzuar për ngjarjen 36-vjeçarin Saimir Meçani.

E tronditur dhe me hematoma të dukshme në fytyrë e moshuara, ka treguar mes lotësh se u abuzua ndërsa ishin vetëm në shtëpi me 36- vjeçarin. Tronditës lajmi ka qenë edhe për djalin e së moshuarës, i cili tregoi se ishte në Fier për të marrë djalin tjetër që vinte nga Greqia ndërkohë që në shtëpi kishte lënë thjeshtrin me nënën. Kur u kthye e gjeti nënën të zhveshur dhe me shenja në fytyrë dhe trup.

Emisioni “Me zemër të hapur”, ka sjellë sot rrëfimin e djalit të të moshuarës. Ismet Meçani flet nga spitali ku ndodhet me nënën për të hedhur më tepër dritë rreth asaj që ndodhi këtë fundjavë.

Mes gjithë rrëfimit për ngjarjen e rëndë, 65-vjeçari tregon pjesën më të dhimbshme që fshihet pas kësaj historie, varfërinë e kushtet ekstreme në mjerim, në të cilat jeton me nënën që do të mbushë nesër 90 vjeçe në një dhomë spitali.

“Gjendja e nënës është e rëndë. Nëna ka dëmtime të shumta. Gjithë natën ka rënkuar, ndërsa mua nuk më zinte gjumi nga inati. I thashë ‘plakë të kapi’, po tha ‘më kapi me zor. Më goditi me pëllëmbë e grushte. Unë shtyja, por nuk kisha fuqi’. Nuk e di a është djali im, se gruaja ka qenë e paqëndrueshme, – thotë Ismeti. – Unë u martova në vitin 1977 para ushtrisë. Unë bëra ushtrinë, ajo iku tek e ëma e vet. Gjithë këto lëvizje, plaka ime me gjithë plakun, shkonin në punë, ngriheshin në orën 3. Sipas veprimeve, gruaja e ka lindur tek prindërit e saj dhe e ka regjistruar me një emër tjetër. Ai ka lindur në Fier. Këtë punë bënte mamaja e tij, ik e hajde. Rrinte e larguar, ku në Fier, ku në Lushnjë. Sot është në Greqi. Kam 6 fëmijë, 2 vajza e 4 çuna. I kam të gjithë në Greqi, vetëm unë me plakën jam”.

Më tek Ismeti tregon edhe marrëdhënien me autorin e dyshuar të dhunës dhe abuzimit seksual ndaj të moshuarës.

“Unë nuk e ndaja Saimirin nga fëmijët e tjerë, pavarësisht se nuk e kam djalë. E kam duruar kur merrte plaçka e gjëra, por kjo që bëri në fund ishte shumë e rëndë. Tek unë vinte vetëm për t’i bërë ndonjë të keqe shtëpisë. I ka thyer dritaren vëllait të madh, i ka marrë disa plaçka e rroba. Rrinte tek tezja e vet në Lushnjë. Ndonjëherë më thoshte nuk kam duhan, nuk kam bukë dhe i jepja. Vinte tek unë, e respektoja dhe lekë mos të kisha i jepja kafe e raki. Ai punon në Greqi, ka gruan dhe fëmijët në Greqi. Ka 5 fëmijë në Greqi, 3 goca dhe 2 çuna. Kishte gati 1 muaj që kishte ardhur”, tregoi djali i të moshuarës.

Ismet Meçani deklaroi se 36-vjeçari ka bërë një gjest të turpshëm në Greqi dhe e ndjek policia. “Ka bërë veprime të turpshme ndaj një fëmije, ndaj një 13-vjeçareje dhe është në ndjekje andej. Kishte bërë dhe një gabim me mbesën. E futën në burg, e ëma u përpoq dhe e liruan. E ka vajzën e madhe 15 vjeçe. Çuni i madh i tij më tha pse e pranove në shtëpi. I thashë e afrova që të afrohet dhe e ëma me mua, që të bashkohesha prapë. Kemi qenë në gjendje të keqe në shtëpi. Thirra tezen që më lau e shpëlau që mos të shikonin njerëzit. Në 2 shkurt do bëja datëlindjen e saj, bën 90 vjeçe, me lekë veresie. Ashtu më japin bukë”, tregoi 65-vjeçari.

Ai tha se nënën e dërguan në spital pasi kishte shumë dëmtime dhe se Sajmiri kishte ikur duke thyer derën dhe policia e kapi në Lushnjë.

Ndërkohë, sot policia njoftoi arrestimin e Saimir Meçanit dhe përveç dhunës fizike ndaj 89-vjeçares, konfirmoi edhe abuzimin seksual ndaj të moshuarës. /BW/

/a.r

Next Post
“Iku një grua fisnike”/ Në mes të pandemisë Silva Bino humb nënën. Mesazhet e kolegëve

Komiteti i Ekspertëve / Bino: Ka rritje të incidencës, 209 raste për 100 mijë banorë, ja bashkitë me rritjen më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In