Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv për herë të tretë ndaj COVID-19 që nga infektimi i tij i dytë 3 javë më parë.
Prej 7 korrikut ai punon i izoluar nga një zyrë në pallatin presidencial, por teksa drejton vendin e dytë në botë më të goditur nga pandemia, edhe vetë nuk po e fiton dot luftën ndaj COVID-19.
Autoritetet njoftojnë se ai është mirë nga ana shëndetësore por që vijon të rezultojë pozitiv me COVID-19. Po ashtu tashmë COVID-19 është kthyer në një ‘mallkim’ për të pasi që kur e kaloi për herë të parë në mars, e quajti ‘grip të lehtë’ dhe nuk kishte nevojë për izolim masiv apo Lock- Doën.
Por Brazili tashmë është kthyer në vatrën e dytë më të madhe pas SHBA, sa i përket si viktimave dhe të infektuarve.
/e.rr