• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I lindur me këmishë, Suli shpëtoi pasi magneti nuk mbajti peshën e minës (VIDEO)

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gabim në llogaritje nga ana e bombëvënësve i ka shpëtuar jetën biznesmenit Nuredin Suli. Atij iu vu eksploziv poshtë makinës, por tritoli ra për shkak të peshës së madhe, shkruan Panorama.

Duket se autorët nuk e kishin llogaritur mirë sasinë e tritolit që mund të mbante magneti, të cilin e përdorën për ta ngjitur minën me celular poshtë makinës. Për këtë arsye, sapo makina e Sulit ka bërë vetëm disa metra për të dalë nga parkingu, mina është shkëputur dhe ka rënë.

Kjo shihet edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së parkingut të qendrës tregtare ku ishte parkuar automjeti i biznesmenit. Nga verifikimi i këtyre pamjeve, rezulton që Nuredin Suli e kishte parkuar makinën aty rreth orës 16:00 të ditës së martë dhe nuk e kishte lëvizur aty gjatë gjithë natës, deri të nesërmen, rreth orës 11:00, kur doli nga parkingu.

Pikërisht ky ishte momenti kur mina me celular e ngjitur poshtë makinës ra dhe u zbulua nga disa klientë të qendrës tregtare që po ashtu kishin parkuar mjetet aty. Këta ishin personat e parë të shoqëruar për verifikim në polici, pasi në video dukeshin duke nxituar të largoheshin.

Ndërsa atentatorët nuk janë fiksuar në asnjë moment nga kamerat, gjë që, sipas policisë, shpjegon mundësinë se mina mund të jetë vendosur kur mjeti ka qenë jashtë parkingut.

Në videon e publikuar nga Vizion Plus, duket momenti kur pakoja me eksploziv shkëputet nga makina e biznesmentit Suli, teksa ai del nga parkingu i qendrës tregtare Kristal.

Fare pranë saj është një bordurë ndarëse, ku makina pasi ka kaluar, nga tronditja, pakoja e eksplozivit ka rënë.

Panorama

Next Post

Zgjedhjet SHBA, republikani Christie tërhiqet nga gara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In