Iu nevojitën vetëm 7 minuta dy fëmijëve në Florida që të shkaktonin një kërdi të vërtetë me kanaçet e ngjyrave që ishin në dhomën e tyre.
Babai i tyre, Paul Schettini e filmoi rrëmujën në dhomën e fjetjes së vajzës së tij, që ishte shkaktuar përderisa nëna e tyre ishte jashtë shtëpisë.
Ai po mendonte se gjithçka ishte duke shkuar mirë përderisa ishte duke u kujdesur për fëmijët – derisa vërejti djalin e tij të mbuluar në ngjyrë, transmeton Gazeta Express. Më pas, fqinjët e ndihmuan atë për ta pastruar gjithë rrëmujën./a.k









