• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I kërkova…”/ Meta takon kreun e OBSH-së: Synim mbrojtja efikase e jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë

by
17/06/2022 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka takuar kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë punimeve të Forumit të IX Global të Bakusë.

Kreu i shtetit, thekson se ka vlerësuar kontributin dhe udhëheqjen e kreut të OBSH-së në luftën dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në mbarë botën, si dhe rolin e tij në reformimin e Organizatës, me një gamë të gjerë arritjesh në ofrimin e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.  Meta thotë se i ka kërkuar një vëmendje të shtuar dhe mbështetje më të madhe nga OBSH për sistemin tonë shëndetësor, me synim mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

‘Në kuadër të punimeve të Forumit IX Global të Bakusë, pata kënaqësinë e veçantë të takoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus , të cilit i urova shumë suksese për rizgjedhjen për një mandat tjetër 5-vjeçar në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Vlerësova kontributin dhe udhëheqjen e vyer si Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së në luftën dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në mbarë botën, si dhe rolin e tij në reformimin e Organizatës, me një gamë të gjerë arritjesh në ofrimin e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

E informova për efektet e rënda të COVID-19 në Shqipëri, si dhe për hapat që po ndiqen për tejkalimin e pasojave dhe rikthimin në normalitet. Kërkova një vëmendje të shtuar dhe mbështetje më të madhe nga OBSH për sistemin tonë shëndetësor, me synim mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen dhe për këtë nevojitet një koordinim më i mirë për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit. Theksova se përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë edhe forcimi i OBSH si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit.’- shkruan Meta.

/e.d

Next Post
Detaje/ Kontrolle masive për drogë në sera, tunele dhe banesa të braktisura. Në aksion mbi 100 efektivë policie: Nuk ndalemi

Detaje/ Kontrolle masive për drogë në sera, tunele dhe banesa të braktisura. Në aksion mbi 100 efektivë policie: Nuk ndalemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In