Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar për llogari të drejtësisë shqiptare.
Të dy personat ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për vrasje.
Konkretisht, në datë 11.12.2018, nga policia e Peristerit është kapur një shtetas shqiptar, 53-vjeç, i kërkuar nga Interpol Tirana për “vrasje në bashkëpunim”.
Ndërsa nga policia e Athinës u kap një shqiptar, 52-vjeç, i kërkuar nga Interpol Tirana për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ky i fundit i paraqiti policisë një pasaportë të falsifikuar.
/a.rada