• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I kërkoi ujë dhe e vuri në gjumë, gruaja grabit të moshuarën invalide në Lushnje! 65-vjeçarja ngashërehet: Off oj nanë, si më erdhi e zeza!

by A R
23/11/2023 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Zhamë të Lushnjes janë grabitur në një banese rreth 13 milion lekë të vjetra në mes të ditës.  Sipas gazetares së Klan News Anila Sefa, autorja është një femër dhe dyshohet se i ka hedhur substancë për ta vënë në gjumë  pronaren e shtëpisë dhe më pas ka kryer vjedhjen.

 

Jalldize Ibraliu, 65 vjeçe,  është invalide dhe tregon se autorja i ka hyrë në oborrin e shtëpisë duke iu paraqitur si qytetare nga Tetova dhe se kërkonte ujë për të pirë. Më pas ajo nuk mban mend asgjë.

“Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”

“Eh mor Zot qysh më erdhi e zeza, që isha gjys robi! O Zot i madh! Këtu te koka e krevatit poshtë i ka marrë lekët.”

Ajo nis e qan duke shtuar: Më është fiksuar sikur ja kam dhënë me duart e mia. (paratë) Offf oj nanë!

Kur e pyesin se si dukej autorja e grabitjes, Jalldizja përgjigjet: Ishte e gjatë, e dobët, e zezë në fytyrë edhe veshjen me kostum sportiv, me tuta. E mbaj mend shumë mirë, e kam parasysh. E kam fiksu, siç më ka thënë mua i ka thënë dhe një gruaje tjetër, ajo ishte e zgjuar, me këmbë e jo si unë. Ishte ul aty se ça më ka bërë nuk e di se shih si jam.”

“Me bukë e pa bukë, ishalla më ndihmon Zoti!”

Në kohën e vjedhjes ka qenë vetëm gruaja invalide në shtëpi, ndërsa burri i saj në punë.

Nga ora 12:00  kur ndodhi ngjarja deri në orën 20:00 të mbrëmjes 65 vjeçarja ka qenë pa ndjenja. Arif Ibraliu tregon se kur ka mbërritur në shtëpi ka parë që kutia ku ndodheshin paratë ishte bosh.

“Kur erdha në shtëpi rreth orës 8 të darkës, i thashë ça ke moj. Thashë mos e ka kap zemra, të lajmëroj ndonjë doktor. Më kanë vjedh lekët thotë, ça flet thashë. Shkoj atje unë, çdo gjë e mbaruar, s’kishte asnjë lloj shenje. E lashë me aq, bëra denoncimin, të shohim. Sipas kamerave që pamë, ajo ka ardhur, ka parkuar makinën te një shtëpi poshtë, duket qartë makina. Ka dalë rrugës në këmbë, ka ardh te një shtëpi tjetër prapë këtu ajo e ka përzënë. Edhe këtu ishin tremb kalamajtë. Shenjë dhunë s’ka gruaja…”

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin. Madje ka sekuestruar edhe këto pamje të marra nga një shtëpi private, ku duket makina e gruas që kreu vjedhjen dhe ajo teksa i drejtohet banesës.

Deri më tani autorja nuk është gjendur.

/a.r

Next Post
Begaj: Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësinë e votës, Diaspora duhet të ketë përfaqësim politik

Begaj: Shqiptarët jashtë vendit duhet të kenë mundësinë e votës, Diaspora duhet të ketë përfaqësim politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In