“Edi Rama ka qëllim që të ulë besuëshmërinë e opozitës në publik. Dhe për të arritur këtë, po përdor veten e tij, mediat dhe analistë të paguar. Por edhe disa demokratë”.
Kjo është një deklaratë nga Lulzim Basha mbrëmjen e së enjtes në Opinion, teksa u pyet për marrëveshjen e 17 Majit nëse i kishte kërkuar kundërshtarit politik pushtetin në tavolinë.
“PD do të vijë në pushtet me votë. Donika Prela dhe Arta Marku do të shkojnë para drejtësisë një ditë” – tha Basha.
Kreu i PD tha se qëllimi i opozitës nuk është largimi i Ramës vetëm nga qeverisja, por edhe nga politika.
Basha mohoi kategorikisht një marrëveshje të re me Edi Ramën.
/JavaNews/b.d