Një punonjës i policisë rrugore është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit pasi i kërkoi një shoferi para në këmbim të mosvendosjes së gjobës.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Rasti u regjistrua në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, ku një punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor Hysen M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.
Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të policisë inspektor Hysen M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
/a.r