• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

I kërkoi Bashës daljen nga çadra, flet pas akuzave demokrati nga Cakrani

by A R
08/04/2017 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhafo Shenaj, i cili u bë dje personazh dhe objekt sulmesh, pasi i kërkoi publikisht kryeministrit Edi Rama që të takohej me Lulzim Bashën, ka reaguar lidhur me akuzat e bëra nga lideri i PD-së.

Në një prononcim për ‘News24’, ‘demokrati’ Shenaj nga Cakrani i Fierit pohoi se akuzat që rënduan dje ndaj tij se djali merrej me kultivim narkotikësh, duke i cilësuar ato të pavërteta.

“Akuzat ndaj meje janë të pavenda. Basha është informuar me gjëra të pavërteta. Kjo është bërë për të dëmtuar imazhit tim e të familjes”, tha Shenaj.

Fill pas thirrjes dje të Shenajt që Basha të dilte nga protesta dhe të ulej në tryezë me Ramën, kreu i PD-së publikoi një mesazh nga një qytetar dixhital, i cili e identifikonte banorin si një babain e trafikantit të hashashi dhe zaptues pronash. “Njësoj si Ramizi me Vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit në ditët e fundit të Republikës se Vjetër:

“Për dijeni tënden Kryetar ai qytetari që bisedonte në Cakran me Ramën dhe që bënte humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar tokën e pronarëve të ligjshëm. Djali i këtij fshatarit Xhafo Shenaj që bisedoi sot me Ramën në Cakran është trafikanti dhe kultivuesi më i madh i hashashit në Cakran. Që nuk bën asnjë punë dhe shëtit me makinë mbi 50 mijë euro. Prandaj dhe ky i bënte elozhe Ramës dhe ironi Bashës sepse vetë Rama e di që ky Xhafo Shenaj ka parcela të mbjella në bashkëpronësi me Armando Subashin.”, thuhej në mesazhin që publikoi Basha.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat që sot bëri rivali i tij, Lulzim Basha, sa takon deklaratave të një banori në Cakran të Fierit, ku ky i fundit ftoi dy liderët për dialog.

Ndërkohë, pak orë më vonë erdhi dhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili i doli në mbrotje ‘demokratit’. Me anë të një statusi në faqen e tij në ‘Facebook’ Rama i kërkonte ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kreut të PD.

“Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur. Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi! I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën.”, thuhej në mesazhin e Ramës. / b.d

Next Post
PD injoron Perëndimin: Bashkë me aleatët do të vijojmë bojkotin

Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar që të ndryshojmë qëndrimin për Vettingun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In