Kryeministri Edi Rama sulmoi Partinë Demokratike në lidhje me qëndrimet e saj për Kosovën dhe raportin e Dick Martyt.
Nga foltorja e parlamentit kryeministri theskoi se voto e PD pro në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt ishte një thikë pas shpinë ndaj Kosovës dhe një thikë në gjoks për Hashim Thaçin.
“Dick Martyt ja keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni pse votuat pro në Këshillin e Evropës. Ça mendoni për Hashim Thaçin? Eshtë mirë që është në burg?
Thikat që ju i keni ngulur Kosovës duke e masakruar UÇK-në, herë si marksiste, herë si terroriste, që nga fillimi dhe deri në fund, duke ia ngulur mu në gjoks thikën Hashim, Thaçit i përkasin historisë.
Por historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.
g.kosovari