Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019-ën, ku shumë familje u prekën pasi iu dëmtuan banesat. Kreu i qeverisë thekson se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.
“MIRËMËNGJES. Dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.
/a.r