• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“I ka shtuar stres dhe dhimbje”, vajza e Pjerin Xhuvanit kërkon ndalimin e shpërndarjes së pamjeve nga vrasja e të atit

by
02/10/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e Pjerin Xhuvanit ka kërkuar nëpërmjet avokates së saj, Recarta Tahiraj, një hetim për publikimin e videove të vrasjes së të atit.

Në një komunikatë për shtyp, avokatja Tahiri thotë se vajza e viktimës, Rvangjeli Xhuvani, i ka “kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që të hetojë për të verifikuar se kush ka shkelur detyrimin e sekretit duke e bërë publike shpërndarjen e filmimeve ndërkohë që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.”

Po ashtu, kallëzimi i saj ka qëllim të pengojë shpërndarjen e mëtejshme të këtyre filmimeve, pasi kjo situatë i “ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve.”

Komunikata: 

Një hetim gjyqësor për tu filluar me urgjencë është kërkuar nga Avokate Rezarta Tahiraj në Prokurorinë Elbasan për publikimin e disa videove të vrasjes së Pjerin Xhuvani. Avokate Rezarta Tahiraj, që në seancën paraprake që i përket kësaj vrasjeje është Palë Civile duke përfaqësuar të drejtat e vajzës së viktimës, Evangjeli Xhuvani, me kallëzimin për ndjekje penale i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që të hetojë për të verifikuar se kush ka shkelur detyrimin e sekretit duke e bërë publike shpërndarjen e filmimeve ndërkohë që duhet të ishin përdorur vetëm në fushën gjyqësore.

Avokate Rezarta Tahiraj, evidenton se kallëzimi i saj nuk ka për qëllim vetëm që të identifikojë autorët e kësaj vepre penale por edhe të pengojë shpërndarjen e mëtejshme të këtyre filmimeve. “Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime – bën të ditur Avokate Rezarta Tahiraj duke ju referuar vajzës së viktimës – dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve”.

Në kallëzimin e saj avokate Tahiraj i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse krahas videove janë shkelur me shpërndarjen, dokumenta të tjera të fashikullit gjyqësor në përdorim në seancën paraprake. Tahiraj ka kërkuar ndër të tjera që Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të verifikojë nëse shpërndarja e këtij dokumentacioni gjyqësor të ketë ndodhur në mënyrë të qëllimshme dhe me çfarë qëllimesh ose për neglizhencë ose pakujdesi të atij që kishte detyrën dhe detyrimin për të mbrojtur posedimin, ruajtjen dhe konfidencialitetin.

/e.d

Next Post
Bill Gates: Ky është investimi më i rëndësishëm që ka bërë

Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In