• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I hoqën GPS ‘Benzit’ të marrë me qira në Zvicër dhe e shitën në Shqipëri. E pësojnë laçianët

by A R
13/08/2023 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është në kërkim pasi akuzohen se kanë trafikuar brenda vendit një automjeti tip “Benz” të marrë me qira në Zvicër.

Policia e Tiranës bën me dije se për rastin janë vënë nën hetim dhe dy persona të tjerë.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brabus”. Trafikuan në Shqipëri, një automjet të marrë me qira në Zvicër, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i dyshuar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin trafikuar në vendin tonë, një automjet të marrë me qira në Zvicër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Brabus”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç. (C)., 53 vjeç, banues në Laç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras, dhe A. K., 40 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi H. B., 25 vjeç, banues në Rumani.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi H. B., ka marrë me qira një automjet tip “Benz”, në Zvicër, të cilin më pas në bashkëpunim me shtetasin K. Ç. (C)., e kanë trafikuar në Shqipëri.

Të katër shtetasit më pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr automjetit, pajisjen GPS, me qëllim shitjen e tij. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në Mamurras, së bashku me shtetasit A. K., dhe D. Ll., të cilët gjatë ndërhyrjes, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit H. B., si dhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, raporton policia.

Next Post
“Tërmet” në kombëtaren e Italisë, Mancini jep dorëheqjen

“Tërmet” në kombëtaren e Italisë, Mancini jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In