Një person ka tentuar t’i vendosë flakën një automjeti pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së Tiranës, ku një person, ende i paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë një makine.
Lënda djegëse ka marrë flakë, por falë ndërhyrjes, zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë. Sipas policisë, makina është në pronësi të shtetasit me iniciale T.T.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.
Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j