Edhe sot, që mbushi moshën 85 vjeç, Clint Eastwoodi është legjendar është ikonë e mashkullisë. E megjithatë, sfida e vet ka qenë me aktrimin dhe me regjinë, duke marrë pesë çmime OSCAR, por edhe po kaq çmime të Golden Globe. Por Eastwood është edhe kompozitor i muzikës për film e i bie edhe pianos e këndon. Muzika origjinale nga filmat “Mystic River”, “Million Dollars Baby”, “Flags of Our Fathers”, “Grace is Gone”, “Changeling”, “J. Edgar” dhe kompozimi origjinal me piano për filmin “In the Line of Fire” – të gjitha këto vepra të artistit legjendar.
Po ashtu ai e ka a shkruar dhe e ka kënduar këngën që dëgjohet në fund të filmit “Gran Torino”. Clint është pianist autodidakt e megjithatë e ka pasur rastin t’i bjerë pianos edhe në njërin nga koncerte të mëdha të botës në Carnegie Hall.









