Parlamenti i Hungarisë ka miratuar me 137 vota pro dhe 53 kundër, projektligjin që shpall gjendjen e jashtëzakonshme pa afat, për shkak të koronavirusit.
Kështu Kryeministri Viktor Orban, mund të qeverisë dhe të miratojë dekrete të çfarëdoshëm për shkak të pushtetit të jashtëzakonshëm.
Opozita kishte kërkuar pa sukses që pushteti i jashtëzakonshëm të shtrihej vetëm për 90 ditë.
Lideri i partisë opozitare Jobbik, Peter Jakab, denoncoi se me këtë vendim, u vu në karantinë demokracia e vendit.
Në projektligj përcaktohen dënime deri në 8 vite burg, për kë nuk respekton masat dhe 5 vite burg për kë përhap lajme të rreme për epideminë.
Në Hungari numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 447, ndërsa i viktimave në 15.
/a.r