Kapet me para’ false një vajzë 17-vjeçare.
Bëhet fjalë për shtetasen nga Durrësi e cila identifikohet nga policia vetëm me inicialet S.S.
E mitura është proceduar në gjendje të lirë për “falsifikimin e monedhave”.
Nuk bëhet ende me dije shuma e parave që i janë gjetur adoleshentes.
Për momentin policia po vijon veprimet hetimore për të zbuluar se ku i ka marrë ajo paratë false dhe nëse ka bashkëpunëtorë.
Mendohet se dikush tjetër mund të jetë ideatori i aktivitetit që bashkë me adoleshenten fusin në qarkullim paratë.
/b.d