Godet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, duke vënë në pranga një person të kapur me kokainë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia e Durrësit, arrestoi mbrëmjen e së mërkurës P. A., 39 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në Shqipëri dhe Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Efektivët e policisë, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, gjatë kontrollit fizik të tij, në një çantë dore i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
Gjithashtu gjetën edhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari











