Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi në banesën e tij janë gjetur 5 kilogramë drogë.
I arrestuari është shtetasi P. Ç., banues në fshatin Mallkuç, Krujë.
Prangosja e tij u bë gjatë së enjtes, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Dyshohet se i ndaluari e kishte bërë lëndën narkotike gati për shitje, teksa ndaj tij hetimet janë në vijim.
/a.r