Policia identifikoi tifozin e Fiorentinës, i cili pas ndeshjes së 27 nëntorit ndaj Empolit ngacmoi (i futi fuart) gazetaren e “Toscana Tv”, Greta Beccaglia, teksa ajo ishte duke raportuar drejtpërdrejt për një emision sportiv.
Komisariati i Empolit e identifikoi atë duke kryqëzuar pamjet e marra nga i njëjti televizion me të tjerat.
Hetime të tjera janë duke u zhvilluar. Për momentin nuk po merren masa konkrete, pasi policia është në pritje të raportit të gazetares, e cila ende nuk është paraqitur pranë autoriteteve.