Ish-oficeri i Operacionales Jeton Lami ka lënë qelinë të Dielën pasi ka përfunduar dënimin. Ai akuzohej për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn ndërkohë që ky i fundit ishte në kërkim.
Lami u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” me 2 vite e 10 muaj burg dhe e fitoi lirinë pasi pjesën më të madhe të dënimit e shlyu me kohën e paraburgimit.
Kujtojmë se Lami ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Teksa po hetohej për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt më 9 Gusht, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjenti i forcave operacionale në Policinë e Shtetit.
/a.r