• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ftohti, si të shmangim bronkitin te fëmijët dhe të rriturit

by A R
03/01/2021 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bronkiti akut zhvillohet shpesh gjatë periudhave të sëmundjeve virale akute, si influenca apo i ftohti i zakonshëm. Virusët janë shkaktarët më të shpeshtë të rasteve me bronkit akut.

Duke qenë se shumica e këtyre infeksioneve, vjen nga frekuentimi i jetës kolektive, rekomandohen frekuentimi i mjediseve të ajrosura, të pastra, dhe një jetë aktive me aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe ushqyerje e pasur.

Bronkiti është sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Simptoma të tjera të bronkitit janë edhe tharja e fytit, lodhje, rrjedhje hundësh, kongjestion nazal, temperaturë, dhimbje pleurale dhe dobësi trupore.

Grupmoshat më të prekura janë ato ku dhe imuniteti është më i dobësuar, si: fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, veçanërisht sëmundje pulmonare.

Sëmundja

Bronchitis ku zakonisht trachea është e përfshirë, ç’ka e bën të jetë më korrekt përdorimi i termit TRACHEOBRONCHITIS, është i lidhur me gjendje të tjera të njëkohshme ose paraprirëse të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Përkufizohet si inflamacioni akut i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, nga agjentë të ndryshëm infeksiozë, ku kontribuuesit më të fuqishëm deri 80% të rasteve, janë viruset.

Por edhe pse parimisht infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore janë virale, shqetësimi kryesor i punonjësve të shëndetit është nëse infeksioni bakterial është i pranishëm, qoftë si një problem fillestar apo një komplikacion i sëmundjes virale.

Simptomat

Shumica e infeksioneve të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, të shkaktuara nga viruset, vijnë 3 – 4 ditë pas shenjave të prekjes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si temperaturë e vogël, teshtima e rrjedhje hundësh, lotim të syve. Ato mund të paraqiten të lehta deri të moderuara, fillimisht me kollë të thatë dhe ngacmuese, që mund të shkaktojë dhe të vjella sidomos në fëmijë të vegjël, më pas kolla bëhet produktive dhe sekrecione të nxjerra me kollë, ndryshojnë ngjyrë nga të qarta në të ngjyrosura.

Brenda pak ditësh, gëlbaza pakësohet dhe zbardhet, kolla rrallohet deri në zhdukje. Kjo është ecuria natyrale që një Tracheobronchitis akut në fëmijë të shëndetshëm dhe zgjat deri në dy javë. Nëse një devijim i menjëhershëm nga kjo ecuri ndodh, duhet kërkuar mundësia e një mbi infeksioni mikrobik.

Bronkiti akut

Bronkiti akut zhvillohet shpesh gjatë periudhave të sëmundjeve virale akute, si gripi apo i ftohti i zakonshëm. Viruset janë shkaktarët më të shpeshtë të rasteve me bronkit akut (rreth 90%), viruset më të shpeshta, janë: rhinoviruset, coronaroviruset, adenoviruset, virusi i parainfluences, virusi sincytial respirator, influenca.

Bakteret janë shkaktarë më të rrallë (rreth 10%) dhe kryesisht mycoplasma pneumonia, chlamydophilia pneumonia, bordetella pertussis, streprocoçus pneumonia edhe haemophilus influenza.

Trajtimi dhe parandalimi

Ecuria natyrale e pa komplikuar e kësaj sëmundje, është e mirë dhe shumica e të sëmurëve pediatrikë përmirësohen pa një mjekim specifik. Lagështia e mjedisit, ushqyerja e kujdesshme dhe rehidrimi, janë këshillat më të zakonshme që ne japim. Duke qenë se shumica e këtyre infeksioneve vjen nga frekuentimi i jetës kolektive, rekomandohen frekuentimi i mjediseve të ajrosura, të pastra, dhe një jetë aktive me aktivitet fizik të përshtatshëm për moshën dhe ushqyerje e pasur.

Inflamacioni KRONIK

Ndryshe nga të rriturit, entiteti i ndarë Tracheobronchitis Chronic nuk qëndron për moshën pediatrike. Kolla rekurente produktive apo e përsëritur, që është tregues i inflamacionit kronik të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, tregon për një sëmundje të mushkërisë apo sistemike dhe gjithmonë meriton vlerësim nga mjekët pneumoalergolog pediatër.

Fëmijët që vuajnë nga këto shqetësime, pra kollë e përsëritur, gëlbazë e shtuar, duhen vlerësuar për një numër sëmundjesh si asthma, deficite imunitare, anomali anatomike të traktit të frymëmarrjes fibroza kistike, dizkinezia ciliare, infeksione të rrugëve të sipërme, ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

Këshilla që jeper për rastet e kollës recurrente është prezantimi në kohë i problemit punonjësve të shëndetit që do të ofrojë qasjen diagnostike në kohë.

Mjeku

Kur duhet të paraqitemi te mjeku? Duhet drejtuar tek mjeku në rast të temperaturës së lartë që nuk bie me masat e marra në shtëpi, ethe dhe kollë produktive me sputum me ngjyrë të verdhë, jeshile, me rrema gjaku, marrje të frymës. Kujdes më i madh (dhe për rrjedhojë një vizitë sa më e shpejtë tek mjeku), duhet treguar nëse personi është fëmijë, i moshuar, me sëmundje kronike, veçanërisht sëmundje pulmonare.

Next Post
‘Masakra’ me ndërtimet, mesatarisht 1 në 2 familje ka ngritur një objekt pa leje

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, shtyhet afati deri në fund të 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

LISTA / KQZ shpërndan 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike, ja cilat përfitojnë

January 31, 2026
Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In