• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ftohti polar/ Emergjencat Civile: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme, ja situata sipas qarqeve

by A R
05/01/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë nga afër situatën e krijuar për shkak të kushteve të motit në të gjithë vendin.
Sipas informacioneve të fundit në zonat veriore dhe veri-lindore, të cilat janë prekur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës raportohet se nuk ka akse kombëtare të bllokuara.
Qarkullimi i automjeteve kryhet me zinxhirë në disa rrugë.
Situata në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër paraqitet:
QARKU KUKËS
Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 6 firmat kontraktore per mirembajtjen e rrugeve.
Policia Rrugore ka monitoruar në vijueshmëri qarkullimin e automjeteve duke udhëzuar sipas rastit drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet rrugorë problematike.
‘Rruga e Kombit’ është e qarkullueshme pa zinxhirë.
Lartësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm në Tunelin e Kalimashit.
Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Kukës-Zapod, Bajram Curri-Valbonë,  Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Qafë Luzhë janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Akset Kukës-Krumë, Fushë Dukagjin-Qafë Shllak jane te qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
QARKU SHKODËR
Gjatë natës dhe në mëngjes në Pukë ka pasur reshje bore në lartësinë mbi 500 m.
Të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 13 firmat kontraktore.
Ne akset Vau Dejës-Koman-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë, Qafë Mali-Iballë, automjetet qarkullojnë me zinxhirë.
Ne akset Bardhok-Iballë, Shkodër-Bregu i Lumit, Bogë-Theth, janë të pakalueshme ndërsa Vau Dejës-Shllak, Tamarë-Vermosh kalimi bëhet me vështirësi me zinxhirë.
Drejtoria e Emergjencave Civile ka dërguar 1 borëpastruese dhe 1 fadromë, të cilat do të jenë në dispozicion të Bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz.
QARKU DIBËR
Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes ka pasur reshje të dobëta shiu dhe reshje bore që kanë arritur trashësi rreth 10-12 cm.
Të gjitha akset kombëtare janë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë si rezultat i punës së kryer nga 4 firmat kontraktore.
Akset rrugore që lidhin zonat urbane me zonat rurale janë kryesisht të kalueshme me zinxhirë.
Policia Rrugore ka monitoruar në vijueshmëri qarkullimin e automjeteve duke udhëzuar sipas rastit drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet rrugorë problematike.
Ne qarqet e tjera te vendit nuk raportohet per probleme.
Next Post
Mirë se vini në shekullin e emigrantit

Mirë se vini në shekullin e emigrantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In