• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I ftohti mund të mos jetë e vetmja ‘e keqe’ që i kanoset Evropës gjatë dimrit

by Java News
30/09/2022 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë duket se ka shkundur gati të gjitha sistemet tona jetike dhe efekti i saj zinxhir po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Dimri në Evropë po afrohet me shpejtësi dhe dukej sikur deri tani i vetmi problem për europianët do të ishte mungesa e energjisë e cila do t’i dërgonte detyrimisht drejt një dimri të ftohtë e të acartë.

Por kriza energjetike nuk është e vetmja ‘e zezë’ që i kanoset europianëve.

Gjëja e parë që kërcënon të bëjë kriza e energjisë është të gjymtojë jetën e përditshme dhe të prishë funksionimin normal të shërbimeve jetike për qytetarët.

Një nga këto shërbime jetike janë edhe rrjetet e komunikimit – të cilat bashkë me rrjetet elektrike mund të përballen me ndërprerje këtë dimër.

Kjo do të thotë se linjat e telekomunikacionit në të gjithë Evropën mund të pësojnë ndërprerje të rënda në muajt në vazhdim.

Në thelb, kjo tregon se evropianët mund të mos jenë në gjendje të flasin në telefon apo të përdorin internetin duke u shkëputur efektivisht nga pjesa tjetër e botës.

Një krizë digjitale duket më e mundshme se kurrë tashmë për Europën.

Ndërprerja e komunikimit në Evropë

Një raport i fundit nga agjencia mediatike Reuters citoi ekzekutivë të lartë nga katër Telecom-e, duke thënë se ata shqetësohen se ka një mungesë të sistemeve rezervë në shumë nga shtetet evropiane – sisteme të cilat janë të nevojshme për të trajtuar ndërprerjet masive ose të papritura të energjisë.

Vende si Gjermania, Franca dhe Italia kanë e shtypur tashmë ‘butonin e panikut’ dhe janë në bisedime të vazhdueshme me operatorët e tyre të Telekomit.

Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomunikacioni dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin vetëm rreth 30 minuta.

Ekspertët shqetësohen se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Jo vetëm kjo, por një ndërprerje e rrjetit do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në shërbime jetike si spitalet apo edhe ushtria.

Sipas raportit të Reuters, në Francë një plan i paraqitur nga shpërndarësi i energjisë elektrike ENEDIS përfshin ndërprerje të mundshme të energjisë deri në 2 orë në skenarin më të keq.

Edhe në Itali, ku racionimi i energjisë ka nisur si pjesë e planit të tyre të emergjencës, operatorët thonë se telashe të mëdha janë në horizont.

Shefi i lobimit të Telekomit italian, Massimo Sarmi ka thënë se: “Ndërprerjet e energjisë rrisin probabilitetin e dështimit total të komponentëve elektronikë nëse ato i nënshtrohen ndërprerjeve të shpeshta dhe të menjëhershme.”

Në Gjermani, Deutsche Telecom ka 33.000 site radio-mobile dhe sistemet e tyre të urgjencës mund të mbështesin vetëm një numër të vogël të tyre në të njëjtën kohë, ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë.

Këto ishin vetëm tre shembuj por në realitet, shumica e vendeve evropiane duket se mund të përballen me një skenar të ngjashëm.

Mungesa e energjisë së mjaftueshme tani mund të çojë në shkëputjen e rrjeteve telefonike dhe të internetit.

Me fjalë më të thjeshta, kjo është një krizë e cila rrezikon të na ndërpresë komunikimin me njëri-tjetrin dhe botën.

Dhe më shqetësuesja është se kjo nuk na prek vetëm në një nivel personal, ku mund të mos flasim dot me miqtë tanë por sisteme dhe infrastruktura të tëra që janë të varura nga rrjeti i telekomit mund të preken, duke nisur nga institucionet shtetërore tek shërbimet publike apo ato të emergjencës.

Në këtë pikë duket se qindra europianë janë të shqetësuar e të alarmuar deri në një pikë ku e vetmja zgjidhje që kanë gjetur është të dalin në protesta në qytete të ndryshme të Europës  duke kërkuar që liderat e tyre të bëjnë diçka ose të paktën të adresojnë problemin.

Mbetet për t’u parë nëse dimri europian do të sjellë me vete vetëm temperaturat e ulëta apo edhe këtë barrë të rëndë e cila do të bie mbi qytetarët e thjeshtë më shumë se kushdo tjetër.

Next Post
Shqipëria e SHBA rezolutë në OKB kundër aneksimit të rajoneve ukrainase, Rusia vë veton kurse Kina abstenon

Shqipëria e SHBA rezolutë në OKB kundër aneksimit të rajoneve ukrainase, Rusia vë veton kurse Kina abstenon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In