Polonia ka riatdhesuar një sasi të madhe ari me vlerë 4 miliardë dollarë. Sasia e madhe e arit është transportuar nga helikopterë, avionë dhe kamionë të teknologjisë së lartë, në një operacion që është mbajtur tepër sekret.
Rezervat e arit të vendit janë ruajtur në Bankën e Anglisë për dekada, pasi ishin evakuuar nga Polonia në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, mes frikës se do të binin në duart e nazistëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në këtë operacion shumë të rëndësishëm. /e.s/



















