• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I frynte Noka me bilbil në vesh/ Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh

by Java News
14/02/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë, në sallën e parlamentit deputeti socialist, Toni Gogu u përfshi në një situatë aspak të zakontë, ku teksa fliste, demokrati Flamur Noka o frynte bilbilit. Këtë moment, në Report Tv, në ‘Studio Live’, Gogu tha se është tregues se si Sali Berisha i ushtron presion deputetëve të tij për të të dalë nga vetja dhe detyra qytetare.

“E pakëndshme të shohësh një koleg që të bjerë në atë lloj pozite, por përpiqem që ta mirëkuptoj. Nuk kuptoj si mund të denigrosh kolegët e ty, të marrësh ish ministrin dhe ta kthesh në oficer të policisë së qarkullimit është pak e rëndë. Duket sa presion i ushtron me ata deputetë që dalin nga vetja dhe detyra qytetare”, tha Gogu.

Ajo që mungoi në seancën e Kuvendit, u realizua në një farë mënyrë në Report Tv, ku PD-PS, të përfaqësuar nga Flamur Goxha dhe Toni Gogu debatuan, pa pasur ndërhyrje të tjera si bllokim foltore, grushte në tavolinë që jemi mësuar t’i shohim në Kuvend. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Hoxha tha se debati në parlament është çështje që mungon prej kohës, nuk është e momentit.

“Debati ka munguar me kohë, ne nuk shkojmë të denigrojmë njëri tjetri e kam detyrë që ta kthejmë atë vend në një vend ku Kuvendohet, nëse qeverisja është në mandate të tretë, të miratojë apo të hedhë çdo poshtë nismë, minimum është që të jepte mundësi, barazi dhe nëse i jep pak më shumë hapësirë e opozitës nuk është problem. Nuk e kisha menduar që në 2023 të fyejmë. Rama është i vetmi që sa herë ka dashur ka marrë fjalën, ka bërë monolog, ka fyer, ka debatuar, ka shprazur gjithë arsenalin e tij, kjo është arsyeja dhe e paimagjinueshme, nuk ka një arsye normale që mungon, të thotë një arsye, nuk ka mundësi për arsye shëndetësor. ”, tha Hoxha.

Mirëpo, nuk ka qenë i këtij mendimit socialisti Toni Gogu.

“Debati nuk ka munguar dhe të akuzosh kryeministrin për një retorikë që e ka bërë shumë herë dhe të harrosh që opozita është marrë peng nga një njeri që është i padëshirueshëm për të gjithë dhe qytetarët opozitarë. Rama nuk është marrë ndonjëherë me zonjat e PD, ka përdorur sarkazëm, ironi, i ka përdorur për veprimet e opozitës. Rama ka qenë dje me kryeministrin bavarez, një vizitë historike që për shkak të sherrit, shqiptarët nuk arritën ta kuptojnë që kjo republikë u përfaqësua dje me zyrtarin e saj më të lartë, Rama vjen, shpjegohet, e ka bërë këtë. E ka bërë përballë shqiptarë”, tha Gogu.

Hoxha tha se socialistët po përdorin me qëllim situatën brenda PD-së për të shmangur debatit.

“A jemi marrë ne ndonjëherë me PS, në Kuvend nuk është zëri i luftrave politike tona partiake, është zëri i qytetarëve, një llogaridhënie”, tha demokrati.

Kujtojmë që një ditë më parë, nuk u arrit që të zhvillohej seanca plenare për shkak se deputetët e opozitës ishin kundër diskutimeve për rendin e ditës, duke argumentuar se Kuvendi është kthyer në një institucion monist ku nuk vlerësohet roli i opozitës. Ndërkohë, jashtë parlamentit protestohej në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha./m.j

Next Post
“Në muajt në vazhdim do rriten rastet”/ Paralajmëron ish-ushtaraku: Gjatë krizave politike ka më shumë shpërthime tritoli

“Në muajt në vazhdim do rriten rastet”/ Paralajmëron ish-ushtaraku: Gjatë krizave politike ka më shumë shpërthime tritoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

December 22, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”

December 22, 2025
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

December 22, 2025
Rritje pagash për punonjësit e Policisë! Koçiu: Vendim i merituar për ata që mbrojnë sigurinë, jetën dhe rendin

Policia plan masash në kufi dhe porte për festat e fundvitit

December 22, 2025
Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

Iu vendos bombë në makinë, vritet gjenerali rus në “zemër” të Moskës

December 22, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…

December 22, 2025
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

December 22, 2025
Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

Korrupsioni “përkul” pushtetin/ Socialistët e Sanchez humbin rëndë zgjedhjet në një rajon të Spanjës

December 22, 2025
PD në protestë para Kryeministrisë! ‘Foltore’ paralele me Kuvendin

“Protestuesit mund të jenë agresivë”, deputeti i PD: Ka shumë mllef

December 22, 2025
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macron dhe familja e tij

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In