Një automjet tip “Audi” është filmuar ditën e sotme teksa hyn kundravajtje (në korsinë e gabuar) në kryqëzimin e tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Një makinë policie ka rastisur të kalojë në këtë rrugë, ku duke i qëndruar pranë Audit në kundravajtje, ka kontrolluar trafikun derisa ai të kthehet në korsinë e duhur dhe të hapë krahun për t’iu nënshtruar masave administrative për shkeljen e bërë. /express/a.k