Arrestohet autori i vrasjes së vëllezërve Iglent Haxhialiu dhe Sokol Haxhialiu vrasje e ndodhur 11 vite më parë. Eduard Kurti u vu në pranga sot, 15 shtator, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
48 vjeçari banues në Tiranë ishte person i shumëkërkuar nga Policia e Tiranës pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit Iglent Haxhialiu ,44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç./m.j