• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dyshuari për vrasjen në Sarandë, profil me Kallashnikov në Facebook

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasësi i dyshuar Mirditori Fernando (Florin) Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli të Sarandës u arrestua një ditë më parë, bashkë me 16-vjeçarin Gj.A., pasi dyshohen për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës.

fernando-dedaFernando Deda, që njihet edhe me emrin Florin, rezulton person me precedentë penalë, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për trafik mjetesh motorike.

Në profilin e tij në Facebook, Fernando Deda ka publikuar foto me kallashnikov në dorë, ndërsa më 21 tetor të vitit 2013 thotë se ka qenë në Lazarat.

Aleksandër Bardhi u ekzekutua me automatik mbrëmjen e së premtes në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Trupi i babait të dy fëmijëve u gjet anës rrugës së këtij fshati rreth orës 00:35 të së dielës nga djali i xhaxhait të tij. Viktima kishte marrë një plumb në rrëzë të kofshës së djathtë dhe kishte gjetur vdekjen për shkak të hemorragjisë.

fernando-deda-me-kapucPas kryerjes së hetimeve paraprake hetimore, blutë kanë vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të krimit: Gj.A., 16 vjeç dhe Fernando (Florin) Deda, 29 vjeç, të dy me origjinë nga Mirdita dhe banues në fshatin Shëndëlli.

Burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se 47-vjeçari Aleksandër Bardhi i ka kapur Dedën dhe 16-vjeçarin duke vjedhur në plantacionin e tij të agrumeve dhe njëkohësisht duke transportuar lëndë narkotike. Po sipas të njëjtave burime, minoreni dhe shoku i tij e kanë qëlluar 47-vjeçarin për ta trembur (ngaqë i ka parë duke transportuar lëndë narkotike) dhe jo me qëllim për ta vrarë.

Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe 26 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

BW/d.i.

 

Next Post
Si t’a hapni derën e makinës për 30 sekonda kur i keni harruar çelësat brenda 

Si t’a hapni derën e makinës për 30 sekonda kur i keni harruar çelësat brenda 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In