• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I dukej ironike që unë, ‘gjatoshi gjuhëshpatë’ të isha majështiza e ombrellës rozë”/ Rama homazh për Godon: S’jam i duhuri për…

by Java News
08/08/2020 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e di që disa mendojnë se nuk është i duhuri për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare, kur thotë se e ka njohur pak dhe “dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv”.

Por në një homazh për të, postuar në rrjetet sociale, Rama kujton se Godos i dukej ironike “që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve”.
Rama kujton dhe një moment që i ka bërë bashkë situata politike. “Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës”.

Postimi i kryeministrit Rama:

HOMAZH

SABRI GODO do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.

E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike. Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve.

Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës.

E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut.

Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.

Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Dy atentate në 7 ditë. Autorët me maska e kallashnikov breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht

VIDEO/ Dy atentate në 7 ditë. Autorët me maska e kallashnikov breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht

Comments 3

  1. ppa says:
    5 years ago

    Gjithnje i madh Edi Rama. Kam bindjen qe pasi te largohet nga politika, kujtimet e tij te shkruara, do jene nje kenaqesi dhe befasi absolute!

    Reply
  2. UKU MOMLiT says:
    5 years ago

    Politikanet tipike kane nje difekt te pariparueshem: Popullin e ndajne ne dy grupe te medha 1) Kundershtare/armiq dhe 2) Veglia ne sherbim te tyre. Vetem duke e perceptuar kete ndarje,eshte e neveriteshme te flasesh per politikane e politike.

    Reply
  3. Jo realisti. says:
    5 years ago

    Jo realisti
    Asnje person normal kudo ne bote i kushton sekonda te jetes se tije te vlefshme opinionit te nje drejtuesi te rastit qe jep po per nje politikan po te rastit……
    E meritojme bishtin……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In