• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I duhet spastrimi, nuk i duhet bashkimi

by Mero Baze
29/03/2022 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha sapo ka postuar një deklaratë në emër të Partisë Demokratike, ku mban qëndrim ndaj arrestimeve për inceneratorët. Nga pikëpamja formale, ai nuk është as kryetar i PD, pasi formalisht është Alibeaj, dhe as kryetar i Grupit Rithemelues, pasi mund të ketë harruar, por ka zgjedhur Belind Këlliçin.

Por nxitimi me të cilin ai ka bërë deklaratën dhe “urdhrat” që në të vërtetë i jep SPAK përmes saj, tregon arsyen e vërtetë përse ai po nxiton të spastrojë PD dhe ta marrë nën kontroll, e jo ta bashkojë atë.

Atij i duhet një orë e më parë një vulë dhe një firmë, që t’i tregojë drejtësisë se duhet të llogarisin dhe atë tani e tutje kur të marrin vendime.

Është i qartë në atë që po bën në selinë e Partisë Demokratike. Ai jo vetëm që nuk ka ndërmend të bashkohet me kundërshtarët e tij, por nuk ka ndërmend as t’i pranojë si rivalë.

Me një strategji të qartë ai po spastron çdo njeri që ka punuar me Lulzim Bashën nga Partia Demokratike dhe nga qasja në punën e saj, duke i trajtuar si armiq dhe më tej akoma, po përpiqet të mbyllë sa më shpejt dhe me kosto të ulët, edhe marrjen e kontrollit në bazë, me kriterin që pushtoi selinë e SHQUP në Tiranë.

Në Tiranë ai tashmë ka spastruar çdo gjë nga administrata e Partisë Demokratike dhe po merret vetëm me njerëzit jo politik, ose mediokër të Grupit Parlamentar, të cilët i josh me premtime derisa t’i shkëpusë nga grupi tjetër.

Shpejtësia me të cilin heqin dhe nga grupet e komunikimit njerëzit e Bashës e deri tek mos lejimi të hyjnë në seli, tregojnë se Berishës nuk i intereson fare të harxhojë energji për ndonjë “bashkim”, por përkundrazi të gjitha energjitë janë për spastrim.

Problemin kryesor duket se e ka në bazë të partisë, aty ku ai mburret që ka shumicën.

Duke qenë se konflikti në bazë të partisë, është më real se ai në qendër, kur ndahen rreth çështjesh të tilla siç është shpallja e tij “non grata” për korrupsion madhor, dhe palët që kanë mbrojtur pozicionin, kanë qenë më të ashpra me njëra- tjetrën.

Nëse në Tiranë e vetmja palë me peshë është grupi i deputetëve, dhe aty Berisha do përqendrohet vetëm tek njerëz pa qëndrim politik për të shtuar numrat, në rrethe, ai nuk ka çfarë ofron, pasi beteja mes rivalëve ka qenë e egër dhe shpeshherë personale. Dhe kjo do t’ia mbajë PD të përçarë për shumë kohë.

Në këto kushte Sali Berisha është i interesuar vetëm të mbarojë punë sa më shpejt, të ketë në dorë vulën dhe firmën e PD, të legjitimohet si palë dhe pastaj të shpresojë se kështu SPAK do trembet dhe do të tërhiqet nga gjyqi i Gërdecit që ka nisur ndaj Mediut, dhe se nuk do të nisin çështjet e vrasjeve të 21 janarit dhe aferave korruptive të fëmijëve dhe gruas së tij, të cilat janë të gjitha të provueshme dhe të detyrueshme për t’u rihapur pas shpalljes “non grata”.

Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar deri më sot kjo strategji. Në gjyq deri tani kanë shkuar Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që SPAK i konsideron pa mbështetje politike, ndërsa dosjen e Fatmir Mediut e mbajnë prej një viti në sirtar, pasi kanë frikë Sali Berishën.

Dosjen e pastrimit të parave të vajzës se tij me Qipron, e mbylli në Gjykatë në Tiranë, hetimin e Gërdecit dhe 21 janarit i mbylli me dhunë, duke sharë dhe “lavire” kryeprokuroren, dhe akoma nuk është marrë në hetim për to. Dhe gjithë suksesi buron nga fakti se ka pasur në dorë vulën e PD.

Ndaj të gjithë ata që kanë ndonjë iluzion për “bashkimin”, duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për gjunjëzim ndaj Berishës dhe vënien në rresht pas tij.

Berishës nuk i duhen më as numra, as ndonjë shumicë e cilësuar brenda PD, pasi e di që atë nuk e fiton dot në zgjedhje. Atij i duhet një vulë dhe firmë për t’u mbrojtur në opozitë dhe po nxiton ta marrë sa më shpejt, jo duke bashkuar, por duke spastruar.

Next Post
FOTO/ Kishte fshehur në shtëpi ushtarin e plagosur, forcat ruse rrëmbejnë gazetaren ukrainase

FOTO/ Kishte fshehur në shtëpi ushtarin e plagosur, forcat ruse rrëmbejnë gazetaren ukrainase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In