Një drejtues i lartë policie në Itali është marrë nën hetim nga Prokuroria e Spoleto-s pasi dyshohet se ka marrë një rryshfet prej 5 mijë eurosh nga një trafikant shqiptar.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka kryer një transfertë bankare në llogarinë e komandantit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në arrest shtëpie.
Ai ka pasur leje për të lëvizur vetëm disa orë në ditë, ku mbrëmjen e djeshme është ndaluar nga policia pasi kishte thyer orarin.
Pas verifikimit të transfertës bankare, shqiptari deklaroi përpara policisë se shumën prej 5 mijë euro ia ka kërkuar drejtuesi i stacionit të policisë së Foligno, Franceco Matalone.
Sipas dëshmisë së tij, drejtuesi i policisë ia ka kërkuar shumën për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë për të paguar operacionin për kancer në kokë./m.j