• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“I do të reja si unë”, mbrëmja e shfrenuar Trump–Epstein me 28 vajza në Mar-a-Lago

by A R
20/07/2025 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një dekadë, Donald Trump dhe Jeffrey Epstein ishin miq të ngushtë, të paktën sipas vetë financierit pedofil, i cili u vetëvra (ose u vra) në burg në 2019-ën. Këtë marrëdhënie, Presidenti amerikan nuk ka mundur ta mohojë, pasi ajo është e dokumentuar në fotografi, dëshmi dhe intervista të shumta.

Pas prishjes së marrëdhënies në vitin 2004, rrugët e tyre morën kahe të ndryshme: për Epstein, akuzat për pedofili, burgu dhe vdekja e dyshimtë ndërsa për Trump, pushteti, fama dhe Shtëpia e Bardhë, pavarësisht proceseve gjyqësore dhe skandaleve.

“Ishulli i mëkateve“

Epstein kishte kthyer ishullin e tij privat, Little St. James, në një fole abuzimesh me të mitura. Edhe pse Trump mohon se ka qenë ndonjëherë në ishull (dhe nuk ka prova që ta kundërshtojnë këtë), lidhjet e tij me Epstein janë të dokumentuara që në vitet ‘90.

Për më tepër, ai është përmendur si një nga pasagjerët e shumtë të “Lolita Express”, avioni privat i Epstein, ku, sipas vetë Epstein, Trump ka njohur bashkëshorten e tij, Melanie.

Një miqësi që po e fundos…

Për herë të parë që kur ka hyrë në politikë, Trump nuk po arrin të kontrollojë narrativën. Mbështetësit e tij më besnikë, të MAGA-s, ndihen tani të tradhtuar. Për ta, dokumentet dhe fotot e vjetra janë prova që edhe vetë drejtuesi i tyre mund të ketë diçka për të fshehur.

Një shkëndijë tjetër përplasjesh ishte një letër urimi që Trump dyshohet se i ka dërguar Epstein-it për ditëlindjen e 50-të, letër që ai mohon ta ketë shkruar. Megjithatë, dëshmitë, videot dhe vetë deklaratat e Trump në intervista të mëparshme janë të shumta: si ajo për “New York Magazine” në vitin 2002, ku e përshkruante Epstein si “një tip i jashtëzakonshëm që i do femrat e bukura, si unë, veçanërisht ato shumë të reja.”

E shkuara që nuk fshihet

Në një intervistë të gjatë me gazetarin Michael Wolff në vitin 2017, Epstein e përshkruan Trump-in si një njeri të pamëshirshëm, pa miq dhe me sjellje të shfrenuara. Ai rrëfen për strategjitë që Trump përdorte për të joshur gratë e miqve të tij, përmes komploteve seksuale në kazino e rezidenca private.

Një prej episodeve më tronditëse është i vitit 1992, ku thuhet se një organizator eventesh solli 28 vajza në Mar-a-Lago për një konkurs bukurie. Në vend që të kishte një juri dhe publik, zbuloi se të vetmit të pranishëm ishin Trump dhe Epstein. Një natë që sipas përshkrimeve ishte “e zjarrtë”, dhe që është pjesërisht filmuar nga televizioni NBC.

Next Post
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Vlora në pikun e sezonit, mbi 1500 pasagjerë hynë në fundjavë me traget nga Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In