Një person është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar që të korruptojë me dy mijë lekë të reja policin e Rrugores në mënyrë që të mos i hiqte patentën.
Në pranga ka rënë 34 vjeçari Kristjan Sulo, lindur dhe banues në Lushnje, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.