• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

I dërguari i Trump në Prishtinë takohet me presidentin Thaçi dhe Mustafën: Të hiqet taksa me Serbinë

by Java News
23/01/2020 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi është takuar me Presidentin Hashim Thaçi, ku u ndal në bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se nuk do të ndërhyjë në debatet e brendshme politike për formimin e qeverisë së Kosovës.

Grenell i bëri këto komente në fillim të takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që është edhe takimi i tij parë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Kosovë ku sot do të takojë edhe përfaqësues të tjerë politik, para se të shkojë në Beograd.

Ai tha se “presidenti Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa dhe jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik”.

Ambasadori Grenell më pas ka takuar edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind.

Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.

“Ishte kënaqësi të shoh përsëri z.Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra, i thash z.Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodhë ju inkurajojmë që të ndiqni ligjin sikur se të gjithë”, thotë ai.

Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.

“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëjë është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, shton ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend në takimet që do të mbajë sot gjatë ditës që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Jam duke u munduar që të injorojë përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkojë edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njejtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet”, shtoi Grenell.

I deleguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka folur para mediave pas takimit me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai e ka falënderuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën për pritjen, teksa ka përsëritur se nuk do të përfshihen në formim të qeverisë së re.

Grenell ka shtuar se janë të interesuar në zhvillim ekonomik. Ambasadori amerikan në Berlin ka bërë thirrje që të hiqet tarifa, ndërsa, ka përsëritur se do të kërkojë nesër në Beograd që të ndalet fushata për heqje të njohjeve.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejtë duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve. /e.s/

Next Post
I doli video duke pirë kokainë/ Lefter Alla i Bulqizës thirret nga SPAK, ja kur do të dëshmojë

I doli video duke pirë kokainë/ Lefter Alla i Bulqizës thirret nga SPAK, ja kur do të dëshmojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In