Ferrari ka prezantuar sot modelin SF16-H, makina që do të garojë në kampionatin e Formula 1 me një mision të vetëm: Të sjellë titullin që mungon prej tetë vjetësh. Kokëkuqja e re do të shihet për herë të parë në veprim më 20 mars, kur starton kampionati 2016, në Melburn të Australisë.