• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dënuar për vrasje dhe pa diplomë/ Skandali i mësuesit që i jep lëndët fëmijëve të Peshkopisë

by Java News
07/03/2017 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi skandalin e radhës në arsimin shqiptar. Një mësues i dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe pa diplomë jep mësim në shkollën 9–vjeçare të Sohodollit në Peshkopi, ndërkohë që mësuesi me me master dhe fitues në portalin e Ministrisë së Arsimit shkarkohet nga puna.

Drejtoria Arsimore e Peshkopisë si dhe drejtoria e shkollës nuk kanë verifikuar dosjen e tij dhe nuk i kanë kërkuar dëshminë e penalitetit. Drejtori i shkollës, Sulejman Abdia pohon se nuk ia ka kërkuar dëshminë e penalitetit madje nuk e njihte rastin fare. Sipas tij dosja e mësuesit ka ardhur nga Drejtoria Arsimore Peshkopi pa miratimin e tij.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërrin një denoncim nga mësuesi Neki Hysa, i cili shprehet se e kanë hequr pa të drejtë edhe pse ka 32 vite punë në arsim, si dhe ka të gjithë dokumentacionin që i duhet një mësuesi. Ai ka dalë i pari në portalin e Ministrisë së Arsimit si dhe ka master. “Në shkollën e Sohodollit janë emëruar mësues pa arsimin e lartë”, denoncoi në Fiks Fare mësuesi me përvojë 32-vjeçare në mësimdhënie.

Pas ankesës së mësuesit Neki Hysa se në shkollën 9-vjeçare Sohodoll, Peshkopi, ka mësues pa arsimin përkatës,  Fiks Fare kërkoi verifikimin e një tjetër elementi kyc në dosjen e mësueve të kësaj shkolle, dëshmisë së penalitetit. Në dosjet e mësuesve të kësaj shkolle, Fiks Fare zbuloi se mungonte dëshmia e penalitetit të mesuesit të fiskulturës, zotit Endri Cena.

Gazetarët e Fiks fare gjetën dëshminë e penalitetit të këtij mësuesi. Sipas  këtij dokumenti, mësuesi i fiskulturë snë shkollën e Sohodollit, zoti Endri Cena, është i dënuar me një vendim të formës së prere të gjykatës së Apelit të Tiranës ,me 3 vjet e gjysëm burg për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe prodhimit e mbajtjes së armëve luftarake

Drejtori i shkollës: “Jam agronom, nuk kontrolloj dëshmitë e penalitetit”

Ai pohon se është në dijeni të këtij rasti dhe se mësuesi Cena nuk e ka diplomën e shkollës së lartë, por dosja e tij ka ardhur me emërim nga  Drejtoria Arsimore.

Në dosjen e mësuesit Cena  mungon dëshmia e penalitetit dhe  gjendet edhe një vërtetim ku tregon se Endrit Cena është student part –time, por jo i diplomuar.

“Dëshminë e penalitetit nuk e ka as ky mësues dhe asnjë mësues tjetër, sepse nuk ua kam kërkuar unë”, shprehet drejtori Abdia. Pyetjes së gazetares se çfarë diplome kishte vetë drejtori,  ai pohon se në profesion është agronom dhe nuk ka asnjë master për mësuesi.

Në kohën që gazetarët flisnin me drejtorin Abdia, në drejtorinë e shkollës, në ambjentet e shkollës paraqitet  mësuesi i fizkulturës bashkë me të atin e tij.

Gazetarët tentojnë të intervistojnë mësuesin e fizikulturës, ai largohet nga shkolla, ndërsa i ati jo. Ai debaton me gazetarët e Fiksit duke i kërcënuar “Unë të plas kokën atje, ktë të bëj unë” u drejtohet ai. Në debat e sipër nuk harron t’i bejë foto dhe operatorit për ta çuar deri në fund kërcënimin e tij “atë që bëni ju do e bëj dhe unë, pa ta knu unë ty…”

Drejtoria Arsimore, Dibër: përgejgjësinë e ka drejtori I shkollës

Gazetarët iu drejtuan edhe drejtorisë arsimore Dibër për të mësuar nëse ishte marrë ndonjë masë apo jo për mësuesin Cena. Drejtori z. Drini Gjici nuk pranon të japë intevistë, por bashkëbisedon me gazetarët e Fiksit në zyrën e tij.

Ai pohon se menjëherë pas vënies në dijeni nga Fiks fare të rastittë mësuesit të edukimit fizik, ka thirrur drejtorin e shkollës dhe i kërkuar pezullimin e mësuesit Cena.  Z. Gjici tregon se nuk ka qënë në dijeni se z. Cena ka qënë i dënuar.  Gjithsesi ai akuzon drejtorin Abdia për marrjen në punë të mësuesit Cena ‘ai është punëdhënësi i tij’ shprehet ai.

Takimi i mësuesit të akuzuar me gazetarët e Fiksit

Drejtori i shkollës- Thirre Endrin le të vi këtu
Babai i mësuesit- Vi unë.
Drejtori i shkollës-S’ke punë ti.
Babai i mësuesit- E din ti (u drejtohet gazetarëve). Çin (Kë) kërkoni ju o shoku im?
Drejtori i shkollës- E dinë këta çfarë kërkojnë
Babai i mësuesit- Ju ç’kërkoni?
Drejtori i shkollës- S’kërkojnë gjë këto
Babai i mësuesit- Qish doni ju, qiqra në hell doni ju?
Drejtori i shkollës- Mos na i prish muhabetet
Babai i mësuesit- Po me Endrin qish ke?
Drejtori i shkollës- Ramiz, asgjë
Fiksi- Po ti kush je?
Babai i mësuesit- Ç’të duhet ty kush jam unë
Fiksi-  Po atëherë ç’të duhet ty
Babai i mësuesit- Unë të plasi kokën atje, ktë të bëj unë
Drejtori i shkollës-Ramiz, Ramiz le të vijë Endri.
Babai i mësuesit- Endri nuk ka punë me ardhë këtu
Drejtori i shkollës-E kërkoi unë

(I bën foto operatorit me telefonin e tij)

Babai i mësuesit- Atë që bëni ju do e bëj dhe unë , pa ta knu unë ty…

Next Post
VIDEO/ Si sot para 16 vitesh, Messi do të debutonte me Barcelonën (shikoni aksionet e tij)

VIDEO/ Si sot para 16 vitesh, Messi do të debutonte me Barcelonën (shikoni aksionet e tij)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In