Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 1”, në fund të të cilit u arrestua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.