Autoritetet policore të Mindelheim në Gjermani kanë arrestuar një shqiptar nga Kosova.
Ky i fundit, identiteti i të cilit ende nuk duhet, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Policia gjermane njofton se shqiptari është rreth 28-vjeç.
Pas kontrollit të ushtruar nga autoritetet vendase, u zbulua se ndaj të riut, i cili ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes”, ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar i autoriteteve kosovare për vrasje.
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, teksa është dërguar në burg në pritje të ekstradimit.