28-vjeçari Orgest Koka, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar të riun me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan | Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.
/a.r